Who cast that first fateful tomato that started the La Tomatina revolution? The reality is no one knows. Maybe it was an anti-Franco rebellion, or a carnival that got out of hand. According to the most popular version of the story, during the 1945 festival of Los Gigantes (a giant paper mâché puppet parade), locals were looking to stage a brawl to get some attention. They happened upon a vegetable cart nearby and started hurling ripe tomatoes. Innocent onlookers got involved until the scene escalated into a massive melee of flying fruit. The instigators had to repay the tomato vendors, but that didn't stop the recurrence of more tomato fights—and the birth of a new tradition.
Fearful of an unruly escalation, authorities enacted, relaxed, and then reinstated a series of bans in the 1950s. In 1951, locals who defied the law were imprisoned until public outcry called for their release. The most famous effrontery to the tomato bans happened in 1957 when proponents held a mock tomato funeral complete with a coffin and procession. After 1957, the local government decided to roll with the punches, set a few rules in place, and embraced the wacky tradition.
Though the tomatoes take center stage, a week of festivities lead up to the final showdown. It's a celebration of Buñol's patron saints, the Virgin Mary and St. Louis Bertrand, with street parades, music, and fireworks in joyous Spanish fashion. To build up your strength for the impending brawl, an epic paella is served on the eve of the battle, showcasing an iconic Valencian dish of rice, seafood, saffron, and olive oil.
Today, this unfettered festival has some measure of order. Organizers have gone so far as to cultivate a special variety of unpalatable tomatoes just for the annual event. Festivities kick off around 10 a.m. when participants race to grab a ham fixed atop a greasy pole. Onlookers hose the scramblers with water while singing and dancing in the streets. When the church bell strikes noon, trucks packed with tomatoes roll into town, while chants of "To-ma-te, to-ma-te!" reach a crescendo.
Then, with the firing of a water cannon, the main event begins. That's the green light for crushing and launching tomatoes in all-out attacks against fellow participants. Long distance tomato lobbers, point-blank assassins, and medium range hook shots. Whatever your technique, by the time it's over, you will look (and feel) quite different. Nearly an hour later, tomato-soaked bombers are left to play in a sea of squishy street salsa with little left resembling a tomato to be found. A second cannon shot signals the end of the battle. | Kush e hodhi atë domate të parë profetike që filloi revolucionin La Tomatina? E vërteta është se askush s’e di. Ndoshta ishte një rebelim kundër Frankos, ose një karnavale që doli nga kontrolli. Sipas versionit më të dëgjuar të kësaj historie, në 1945-n gjatë festivalit të Los Gigantes (një paradë me kukulla gjigante prej kartoni), vendasit po përpiqeshin të inskenonin një grindje për të tërhequr vëmendjen. Ndodhi të ishin pranë një karroce perimesh dhe kështu që filluan të gjuanin me domate të pjekura. Në të u përfshinë edhe spektatorët e pafajshëm, deri sa skena u shndërrua në një përleshje masive frutash fluturuese. Shkaktarët e saj u detyruan t’i paguanin shitësit e domateve, por kjo nuk e ndaloi përsëritjen e betejave të tjera me domate ... dhe lindjen e një tradite të re. Autoritetet, të frikësuara nga ndonjë acarim i pakontrollueshëm i situatës, i ndaluan, i lejuan disi dhe më pas i ndaluan përsëri në vitet 1950. Në vitin 1951, vendasit që kundërshtonin ligjin u burgosën, deri sa protestat e publikut kërkuan lirimin e tyre. Reagimi më i famshëm kundër ndalimit të domateve ndodhi në 1957-n kur kundërshtarët mbajtën një funeral ironizues të domateve, me qivur e me kortezh. Pas 1957-s, pushteti lokal vendosi që të përshtatej, vendosi disa rregulla dhe e pranoi traditën e çmendur. Megjithëse janë domatet ato që qëndrojnë në plan të parë, një javë e tërë me festime i paraprin betejës përfundimtare. Është një kremtim i shenjtorëve mbrojtës të Buñolit, i Virgjëreshës Mari dhe i Shën Luis Bertrandit, me parada në rrugë, me muzikë e fishekzjarrë në stilin e hareshëm të spanjollëze. Për t’ju dhënë forcë për ndeshjen e pashmangshme, në prag të betejës shërbehet një paella epike, një gatim tipik valencian me oriz, me ushqime deti, shafran e me vaj ulliri. Sot, në këtë festival të pafre janë vënë disa masa për mbajtjen e rregullit. Organizatorët kanë shkuar deri aty sa të kultivojnë një varietet të veçantë domatesh jo të ngrënshme vetëm për këtë rast të përvitshëm. Festimet nisin rreth orës 10 të mëngjesit kur pjesëmarrësit garojnë për të kapur një proshutë në një shtyllë të lyer me dhjamë. Ndërkohë spektatorët i lagin kacavjerrësit me zorrë me ujë dhe këndojnë e kërcejnë në rrugë. Kur bie kambana e kishës në mesditë, kamionët e mbushur me domate hyjnë në qytet ndërsa brohoritjet "To-ma-te, to-ma-te!" arrijnë kulmin. Më pas, me lëshimin e ujit me presion, fillon pjesa kryesore. Kjo është drita jeshile për t’i shtypur dhe për të gjuajtur me domate në sulme të përgjithshme kundër pjesëmarrësve të tjerë. Gjuajtës domatesh në largësi, vrasës në distancë të afërt dhe gjuajtje me hark me rreze të mesme. Cilado qoftë teknika jote, kur të ketë përfunduar, do të dukesh (dhe do të ndjehesh) shumë ndryshe. Afro një orë më vonë, bombarduesit e qullur në domate i lënë të luajnë në një det salce të zbutur nëpër rrugë ku pak gjëra i ngjajnë tani domateve. Një lëshim i dytë i ujit me presion sinjalizon fundin e betejës. |